Kuriozitete

Truri i personave me mbi peshë është 10 vite më i plakur

Është e vështirë për të kuptuar nëse ulja e volumit të fibrave nervoze shkaktohet nga shtimi i peshës, nëse është shkaku, apo nëse kanë të dyja një origjinë të përbashkët.
Truri i personave të cilët janë obezë apo kanë disa kilogramë më shumë sesa duhet, është i plakur 10 vite më shumë krahasuar me atë të atyre normal.

Këtë e tregon një studim i kryer me rezonancë magnetike i universiteteve të “Cambridge-s” dhe “Yale-s”, i publikuar në revistën shkencore “Neurobiology of Aging”.

Veçanërisht diferenca duket, në substancën e bardhë, që është bashkimi i fashave të fibrave nervoze që lidhin arteriet e ndryshme cerebrale, volumi i të cilave zvogëlohet me moshën te personat e të gjitha peshave.Por madhësia e kësaj shtrese është e lidhur drejtpërdrejt me treguesin e masës trupore (BMI)

Plakje e parakohshme

Skanimet cerebrale të 246 personave me peshë normale dhe të 227 të tjerëve obezë ose mbi peshë ndërmjet moshës 20 deri në 87 vite, evidentuan që në moshën 37 vjeçare kur nis zvogëlimi i vëllimit të fashës së fibrave nervoze, substanca e bardhë e të dytëve del më e lehtë sesa e të parëve.Diferenca është maksimale në moshën 40 vjeçare e më pas stabilizohet, me një shkëputje prej 10 vitesh plakje më shumë për obezët.

Asnjë vazhdimësi

Ky përfundim arrihet bazuar nga imazhet. Megjithatë është e nevojshme që të bëhen disa saktësime. Zvogëlimi i substancës së bardhë nuk ka sjellë asnjë rënie në funksionin konjitiv të trurit për personat mbipeshë, ku koefiçenti i inteligjencës rezultoi në të njëjtën linjë me atë të individëve të dobët.

Shkak apo pasojë?

Për më tepër është e vështirë për të kuptuar nëse ulja e volumit të fibrave nervoze shkaktohet nga shtimi i BMI-së, nëse është shkaku, apo nëse kanë të dyja një origjinë të përbashkët.“Ndoshta mund të jetë që gjenet përgjegjëse të obezitetit, mund të jenë gjithashtu përgjegjëse për zvogëlimin e trurit, ose një ndryshim në tru sjell që të hahet ushqim tej normave”, shpjegoi udhëheqësja e studimit Lisa Ronan.

Për më shumë, studimi është i limituar për të mos ndjekur pacientë përgjatë hapësirës kohore, sepse “fotografon” vetëm situatën aktuale. Edhe përdorimi i BMI-së mund të fshehë të papritura, sepse nuk llogarit masën muskulore, e ndryshme nga yndyra trupore.

Tani do të duhet që të qartësohet marrëdhënia e kësaj lidhjeje të drejtpërdrejtë me fillimin e sëmundjeve në tru.Por nëse lidhja mes çmendurisë dhe obezitetit është prej kohësh kontroverse, mes stileve të jetës që të mbrojnë nga plakja cerebrale janë patjetër një dietë e shëndetshme dhe aktive.