Rajon & Botë

Turqi: Arrestohen 235 persona, përfshirë politikanë të rëndësishëm

Të paktën 235 persona janë arrestuar sot nëpër Turqi, nën akuzat për terrorizëm, pas sulmit me bomba të shtunën afër një stadiumi në Stamboll.

Ministria e Brendshme e Turqisë ka njoftuar se zyrtarët nga Partia Demokratike e Popullit (HDP), janë arrestuar nën dyshimin se i takojnë apo se kanë prodhuar propagandë për Partinë e Punëtorëve Kurdistan (PKK), e cila është parti e shpallur si e jashtëligjshme në Turqi, transmeton Express.

Kryetari i HDP-së në Ankaraj, Ibrahim Binici dhe kryetari i saj në Stamboll, Aysel Guzel, janë në mesin e të arrestuarve, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Anadolu”.

Lajmi për arrestimin e tyre vjen pas dy shpërthimeve që lanë të vrarë 44 persona të shtunën në Stamboll./Express/