Rajon & Botë

Turqi: Fundoset varka me migrantë të parregullt, 8 të vdekur

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 31 të tjerë janë shpëtuar pasi një varkë me migrantë të padeklaruar është fundosur në ujërat e qytetit të Bodrumit në perëndim të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të siguruara, ekipi i Sigurisë Bregdetare, dy gomone, një ekip zhytës dhe një helikopter janë dërguar në zonë pasi është pranuar informacioni për fundosjen e varkës.

Ekipet arritën të shpëtojnë 31 migrantë. Ndërkohë, gjatë aktiviteteve të kërkimit, zhytësit gjetën dhe nxorën tetë trupa të pajetë.

Kërkimi ende është duke vazhduar në barkën që është fundosur në 34 metra thellësi, pasi u njoftua se në të ndodheshin rreth 40 persona.

the authorBurbuqe Metolli