Rajon & Botë

Turqi, rënie e theksuar e të ardhurave nga turizmi

Të ardhurat nga turizmi në Turqi u ulën me 17,1 për qind gjatë tremujorit të parë të vitit 2017, në 3,34 miliardë dollarë, njoftoi të premten Instituti shtetëror turk i statistikave, Turkstat.

Gjatë vitit 2016 ka pasur një rënie të theksuar të numrit të vizitorëve të huaj në Turqi, një trend që filloi në gjysmën e dytë të 2015 dhe ka vazhduar deri në 2017.

Të ardhurat nga turizmit gjatë tremujorit të parë të vitit 2016 u ulën me 16,5 për qind.

Turqia po përballet me një situatë të paqëndrueshme, përfshirë terrorizmin, konfliktet dhe një përpjekje për grusht-shteti në korrik të vitit të kaluar.