Rajon & Botë

Turqia i arreston 25 militantë të ISIS-it në Stamboll

Policia turke i ka arrestuar 25 militantë të dyshuar të Shtetit Islamik (ISIS) në operacione nëpër Stamboll, raporton agjencia shtetërore e lajmeve, Andadolu.

Tre nga të dyshuarit janë anëtarë të lartë të grupit militant, shkruan Anadolu, përcjell Express.

Sipas saj, 22 prej të arrestuarve janë shtetas të huaj.

Ankaraja i ka arrestuar më shumë se 5.000 të dyshuar të Shtetit Islamik dhe i ka dëbuar rreth 3.290 militantë të huaj nga 95 vende të ndryshme në vitet e fundit, sipas zyrtarëve turq. /Express/

the authorE B