Rajon & Botë

Turqia dëshiron që tregtia me Kinën, Rusinë dhe Iranin të bëhet me lira, thotë Erdogan

Turqia është duke marrë hapa që të lejojë tregtinë me Kinën, Rusinë dhe Iranin të përfundojë në monedha vendore, ka thënë sot presidenti turk, Tayyip Erdogan, në përpjekjen më të fundit të qeverisë për ta forcuar lirën e cila është në rënie e sipër.

Gjatë një fjalimi në qendër të qytetit Kayseri para një turke që po valëvite flamuj, Edogani po ashtu ka thënë se kryeministri turk, Binali Yildirim, do ta diskutojë këtë çështje me Moskën gjatë një vizite në Rusi, së shpejti, transmeton Express.

Erdogani u ka thënë thirrje turqve që t’i shkëmbejnë para kohe pronat e këmbimit valutor dhe të blejnë lira në mënyrë që ta frenojnë rënien e monedhës vendore.

Lira e  ka humbur një të pestën e vlerës këtë vit, e goditur nga ringjallja e dollarit dhe shqetësimet e mëdha masave të ashpra pas tentim puçit të 15 korrikut./Express/