Rajon & Botë

Turqia dhe Siria e shqyrtojnë bashkëpunimin e ndërsjellë ushtarak

Shefi i Shtatmadhorisë së armatës turke, gjenerali Hulusi Akar arriti për vizitë në Moskë, ku me homologun e tij rus do të bisedojë për çështje të bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve dhe ngjarjet në rajon.

Rusia dhe Turqia, e cila është anëtare e NATO-s, mbështesin palë të ndryshme në konfliktin sirian, të cilët mes vete janë kundërshtarë.

Në muajt e fundit të dy shtetet i normalizojnë marrëdhëniet, të cilat u përkeqësuan në mënyrë drastike pasi forcat turke rrëzuan një aeroplan bombardues rus mbi Siri.