Rajon & Botë

Turqia e kritikon ashpër SHBA-në

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, e ka kritikuar vendimin e SHBA-së që i urdhëron familjarët e të punësuarve në Konsullatën e Përgjithshme të SHBA-së në Stamboll, të largohen nga Turqia për shkaqe sigurie.

Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se vendimi bazohet në informata të sigurisë që tregojnë se grupet ekstremiste janë duke vazhduar përpjekjet agresive për t’i sulmuar qytetarët amerikanë në zonat e Stambollit ku ata jetojnë apo i frekuentojnë, transmeton Express.

Ndërkohë, Cavusoglu është cituar të ketë thënë sot për të përditshmen zvicerane “Neue Zuercher Zeitung” se Turqia mendon se vendimi i Amerikës është i gabuar.

Ai tha se i ka thënë Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry: “Stambolli apo Ankaraja nuk janë më të pasigurta se cilido shtet amerikan. Në ditën që amerikanët njoftuan për këtë masë të sigurisë, 12 njerëz u vranë vetëm në qytetin Çikago.”/Express/