Rajon & Botë

Turqia kërcënon me sulme zonat siriane të mbajtura nga kurdët

Forcat turke në Siri do të sulmojnë qytetin e mbajtur nga kurdët pas marrjes së qytetit të al-Bab nga Shteti Islamik, ka thënë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, transmeton Express.

Ai ka shtuar se Turqia nuk do të lejojë kurdët të mbajnë zonat në perëndim të Mosulit, në Irak.

Duke vazhduar kërcënimin ndaj forcave kurde në Siri dhe Irak, presidenti turk sot gjatë një fjalimi ka ritheksuar qëndrimin e Ankara-s për dërgimin e trupave në zonat e mbajtura nga terroristët islamikë  përfshirë qytetin Raqqa, pas përfundimit të luftimeve në qytetin al-Bab.

Presidenti Erdogan ka thënë se ai i ka njoftuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për planet e tij. /Express/