Rajon & Botë

Turqia pezullon 15.000 të punësuar të arsimit shtetërorë

Turqia ka pezulluar 15.000 punonjës të arsimit, pas tentativës për grusht shtet në fundjavë, ka thënë media shtetërore.

Sipas transmetuesit shtetëror TRT, Bordi i Arsimit të lartë të Turqisë ka urdhëruar edhe dorëheqjen e 1,577 dekanëve në të gjitha universitetet, të cilët ishin pjesë e një spastrimi të gjerë, duke filluar prej dhjetëra institucioneve shtetërore, pas një grusht shteti të dështuar.

Dorëheqjet janë duke u kërkuar nga punonjësit e universiteteve shtetërore dhe ato private, raportoi TRT.

Qeveria është zotuar se ata që ishin prapa ndërhyrjes ushtarake të dështuar në fillim të këtij muaji do të paguajnë një çmim të rëndë, pasi që u vranë më shumë se 200 njerëz.

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu , tha se 399 punonjës të Ministrisë së Familjes dhe Politikave Sociale, iu hoqën përgjegjësitë e tyre .

Qeveria turke ka hequr edhe 2,745 gjyqtarë nga detyra, duke kërkuar një takim urgjent të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Këshillit të Lartë në Turqi.

Mijëra të tjerë janë suspenduar nga forcat e policisë , ushtrisë , Ministrisë së Financave dhe pozicione të tjera të sektorit publik. /INDEPENDENT