Rajon & Botë

Turqia po lufton kurdët apo është duke pushtuar Sirinë?

Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi Turqinë se operacioni i saj kundër milicive kurde në Sirinë veriore nuk duhet të bëhet justifikim për të pushtuar vendin dhe tha se ai donte që Ankaraja të bashkërendonte veprimin e saj me aleatët e saj.

Turqia javën e kaluar filloi një sulm ajror dhe tokësor në Sirinë veriperëndimore, duke synuar milicinë kurde të YPG në rajonin Afrin.

Kjo ka hapur një front të ri në luftën civile shtatëvjeçare dhe ka tensionuar lidhjet me aleatët e Turqisë të NATO-s.

“Nëse del se ky operacion merr një kthesë tjetër përveçse për të luftuar një kërcënim të mundshëm terrorist ndaj kufirit turk dhe të bëhet një operacion pushtimi, (atëherë) kjo bëhet një problem real për ne”, tha Macon në një intervistë me gazetën Le Figaro botuar të mërkurën, transmeton Indeksonline.

Turqia e konsideron YPG një organizatë terroriste dhe një zgjatje të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) të jashtëligjshëm, e cila ka kryer një kryengritje prej tre dekadash në juglindjen kryesisht kurde të Turqisë./Indeksonline/