Rajon & Botë

Tusk thirret në rolin e dëshmitarit nga Prokuroria e Varshavës

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk është thirrur ditën e mërkurë në Varshavë si dëshmitar në një hetim kundër dy ish-krerëve të kundër-spiunazhit ushtarak, njoftoi për median prokuroria.
Ky njoftim vjen katër ditë pas riemërimit të Tusk në krye të Këshillit Evropian, ku 27 shtete votuan në favor të tij, ndërsa vendi i tij i origjinës, Polonia mbajti një qëndrim kundër.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Varshavës, Michal Dziekanski refuzoi të jepte detaje në lidhje me kërkesën e parashtruar në adresë të ish-kryeministrit liberal polak. Hetimi në fjalë shënjestron dy ish-drejtues të kundër-spiunazhit ushtarak, gjeneralit Janusz Nosek dhe Piotr Pytel.
Dy ish-zyrtarët e lartë janë të akuzuar për tejkalim kompetencash duke hyrë në bashkëpunim me një shërbim të një shteti të huaj pa pëlqimin e presidentit të këshillit të ministrave siç kërkohet nga ligji për shërbimet sekrete.