Rajon & Botë

Tusk: Vazhdimisht kam thënë se Rusia është problem strategjik e jo partner strategjik, më kanë quajtur të marrë

Kryetari i Këshillit Evropian në largim Donald Tusk ka deklaruar se i ka bindur liderët e BE-së Rusia është “problem strategjik dhe jo partner strategjik”, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

“Më është dashur vazhdimisht, thuaj se çdo javë të iu përkujtoj të tjerëve se Rusia nuk është partneri ynë strategjik, por problemi ynë strategjik. Bila jam quajtur edhe shënjuar si maniak i vetëm sepse kam qenë aq shumë i fokusuar në atë temë” ka deklaruar Tusk në fjalën e tij në Universitetin Brizh.

Sipas tij, qëllimi i vetëm që kishte ishte ruajtja e unitetit ndërmjet vendeve të BE-së, të cilës “politika agresive e Kremlinit” i ishte sfida kryesore.

“Kam qenë edhe më tutje i bindur se në këtë lojë nuk është në pyetje vetëm ardhmëria e pavarësisë së Ukrainës por edhe siguria e Evropës Qendrore dhe sovraniteti i Evropës si etnitet” tha ai.

Tusk ka shtuar se “Nuk dyshoj aspak ky është qëllimi strategjik i Vladimir Putini jo vetëm kthimi i kontrollit ndaj ish vendeve të BRSS-së por edhe dobësimi sistematik i BE-së duke nxitur edhe krijuar ndarje të brendshme “, ka thënë Tusk.

Ai në fund ka thënë se përpjekja e tij për të bindur partnerët në të gjithë këtë, në fund ka rezultuar me sukses, pasi është rritur uniteti në BE përmes sanksioneve të Rusisë.