Rajon & Botë

U mashtruan nga injeksionet e lira për fryrje të buzëve, 7 amerikane e pësojnë keq

Së paku shtatë gra të reja nga Arizona e Shteteve të Bashkuara kanë pësuar fryrje të tmerrshme të buzëve dhe dhimbje pasi pranuar të marrin injeksione të lira në shtëpinë e një gruaje që kishte bërë ofertë tërheqëse për to.

Ato thanë se kishin caktuar termine të ndara më 3 gusht në shtëpinë e një gruaje në Maricopa, e cila kishte ofruar çmim dhjetë herë më të lirë sesa çmimi që ofrojnë klinikat e specializuara për këto shërbime.

Gruaja kishte thënë se është e licencuar për dhënien e këtyre injeksioneve dhe ua kishte treguar disa fotografi të klientëve të kënaqur që kanë marrë injeksione në të kaluarën.


Sidoqoftë, disa orë pasi i morën injeksionet, gratë pësuar ënjtje të buzëve, rrjedhje të qelbit dhe shenja me ngjyrë të errët.

Shumica e mbushësve të buzëve janë të përbërë nga acidi hialuronik, një përbërës i kthjellët që prodhohet në mënyrë natyrore edhe në trupin e njeriut.

Ky acid përzihet me molekula të sheqerit, të cilat tërheqin molekula të ujit në buzë dhe ndikojnë që ato të fryhen.

Gruaja që bëri ofertë për fryrje të buzëve kishte thënë se një milimetër mbushës kushton 80 dollarë, ndonëse çmimi standard është 600 dollarë për milimetër, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.