Rajon & Botë

Udhëheqësi i Boko Haram që është “plagosur rëndë”: Jam shumë mirë

Udhëheqësi i Boko Haram Abubakar Shekau ka publikuar një video me anë së cilës ka dhënë porosinë se është “shëndosh e mirë”, pas lajmit të ushtrisë nigeriane se ai është i plagosur rëndë.

“Keni shkruar nëpërmes rrjeteve sociale se më keni plagosur dhe vrarë. Por për fat jam shëndosh dhe i sigurt. Jam shumë mirë”, ka thënë Shekau në video-xhirimin prej 40 minutash që është publikuar në Youtube.

Shekau për të cilin autoritetet nigeriane e kanë shpallur shumë herë të vdekur, duket mirë fizikisht.

Ai ka dërguar kërcënime direkte për presidentin e Nigerisë Muhamad Buhari i cili këtë javë ka kërkuar ndihmën e OKB-së për lirimin e nxënëseve të shkollave të mesme që janë rrëmbyer para dy vjetësh nga Boko Haram.