Aktuale

Udhëheqja e dialogut bartet nga Qeveria te Presidenti

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk do të jetë aktori kryesor nga kosovarët në procesin e dialogut me Serbinë, që tash pritet të hyjë në stad final.

Kreu i Qeverisë i është bindur përcaktimit të Presidentit Hashim Thaçi, që ai vetë të jetë në krye të procesit, shkruan sot Koha Ditore.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë ka nisur në 2011-n, kur Qeveria drejtohej nga Thaçi. Fillimisht ishte i karakterit politik, e më pas pati avancuar në atë politik. Ky i fundit zhvillohej në nivel kryeministrash, të cilët kanë mbërritur disa marrëveshje, më kryesorja ajo e prillit të 2013-s.

Vitin e shkuar, Thaçi ka lënë Qeverinë pas zgjedhjes së tij president i shtetit dhe pas këtij zhvillimi është shtruar nevoja për një stad të ri dialogimi, që do të zhvillohej në nivel presidentësh.

the authorE B