Sport

UEFA cakton stadiumet për finalet e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin do t’i zyrtarizojë vendimet në mbledhjen e UEFA-së në Ljubljanë të martën e ardhshme.

UEFA pritet që gjatë javës së ardhshme ta konfirmojë stadiumin Wembley si nikoqir për finalen e Ligës së Kampionëve, ka njoftuar “Sky Sports News”.

Presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin po ashtu do ta konfirmojë se St Petersburg dhe Munich do të jenë nikoqirë të finaleve më 2021 dhe 2022, në mbledhjen e UEFA-së në Ljubljanë të martën e ardhshme, transmeton lajmi.net.

UEFA deri vonë kishte njoftuar secilin stadium çdo vit.

Por, tani është duke bërë planifikime afatgjate.