Sport

UEFA zgjedh lojtarin e javës në Champions

Lionel Messi është zgjedhur lojtari i javës në Ligën e Kampionëve.
Ylli argjentinas frymëzoi Barcelonën në kalimin në gjysmëfinale duke shënuar dy gola përballë Manchester United.

Barcelona arriti që ndeshjen e kthimit kundër ‘Djajve të Kuq’ ta fitoi 3:0, dhe dy golat e parë të ndeshjes u shënuan nga pesë herë fituesi i Topit të Artë.

Messi të martën mbrëma në ‘Camp Nou’ pati një shfaqje të madhe, duke kthyer edhe një herë vëmendjen e të gjithëve nga ai.

31 vjeçari në garë për më të mirin e javës në Ligën e Kampionëve ka mposhtur Matthijs De Ligt e Ajax, Heung Min Son e Tottenham dhe Roberto Firminos së Liverpool./Lajmi.net/