Sport

Ujkani: Jemi përmirësuar nga ndeshja me Kroacinë

Sami Ujkani ishte lojtari më i mirë i Kosovës në paraqitjen me Turqinë.

Kapiteni i përfaqësueses sonë ishte më meritori që në pjesën e parë Kosova nuk pranoi gol duke bërë pritje të mrekullueshme.

Në pjesën e dytë ai nuk pati mundësi të ndalte dy golat e shpejtë të Turqisë, por vetë Ujkani sheh ndryshime pozitive në lojën e Kosovës.

“Kemi qenë të përgatitur për një kundërshtar të fortë siç është Turqia. Ishim të pafat te shtylla e Berishës, por në pjesën e dytë gabuam në mbrojtje dhe pësuam. Kemi një skuadër të re dhe kemi ndryshuar sjelljen në fushë, duke krahasuar paraqitjen me Kroacinë”, ka theksuar Ujkani./KosovaPress/