Aktuale

UNDP dhe IOM mbështetje për MPB-në

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni, priti në takim Koordinatorin e OKB-së për zhvillim dhe njëherit përfaqësuesin Rezident të UNDP-së, Andrew Russell, si dhe shefen e Misionit të IOM-it në Kosovë, Tajma Kurt.

Hyseni me mysafirët biseduan për bashkëpunimin që këto dy organizata i kanë ofruar Ministrisë së Punëve të Brendshme në adresimin e migrimit,  trafikimit me qenie njerëzore, si dhe radikalizmit  e ekstremizmit të dhunshëm.

Njëkohësisht u bisedua për projektet që pritet të realizohen në vitin e ardhshëm, e që synojnë të rrisin përpjekjet e MPB-së për të parandaluar këto dukuri negative të karakterit transnacional.

Të gjithë u pajtuan se projektet e përbashkëta të realizuara tashmë, si dhe serioziteti i institucioneve të Kosovës në përbaltjen me këto dukuri kanë dhënë fryte të shumta, si edhe janë vënë në dukje shpeshherë nga raporte të shumta ndërkombëtare./KosovaPress/