Sport

United, City dhe Chelsea e duan sensacionin e Premierligës

Manchester United, Manchester City dhe Chelsea kanë një shënjestër të përbashkët në këtë janar.

Manchester United, Chelsea dhe Manchester City, duan ta transferojnë mbrojtësin e Crystal Palaces, Aaron Wan-Bissaka.

21-vjeçari është duke treguar formë të lartë në këtë sezon tek ‘Shqiponjat’, andaj të tri skuadra angleze e duan transferimin e tij, përcjell lajmi.net.

Crystal Palace ka bërë të ditur se ata janë të gatshëm ta shesin lojtarin, por vetëm nëse marrin ofertë prej 80 milionë eurosh.

United, City e Chelsea nuk janë të gatshëm ta paguajnë atë shumë, por mund të ofrojnë ndonjë lojtarë si pjesë të marrëveshjes. /Lajmi.net/

LONDON, ENGLAND – SEPTEMBER 22: Aaron Wan-Bissaka of Crystal Palace reacts during the Premier League match between Crystal Palace and Newcastle United at Selhurst Park on September 22, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
the authorBurbuqe Metolli