Sport

United, një hap para Realit për Lewandowskin

Edhe Manchester Unitedi është duke u interesuar për Lewandowskin.
Manchester United është duke udhëhequr garën për të nënshkruar me sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski, raporton “Kicker”, transmeton Gazeta Express.

Polaku është i vendosur të largohet gjatë verës nga “Allianz Arena”, për të cilin interesohet edhe Real Madridi.

Por, Unitedi ka treguar më shumë interesim deri më tani dhe është një hap para për ta rrëmbyer 29 vjeçarin gjatë verës për faktin se objektivi kryesor i “Los Blancos” është Neymari dhe i kanë kthyer sytë kah braziliani i PSG-së.

Lewa ka shënuar 32 gola deri më tani këtë edicion në 35 ndeshje në të gjitha garat, 23 prej tyre në Bundesliga.