Sport

US Open: Serena Williams mposht Wang Qiang dhe e arrin gjysmëfinalen

Serena Williams e dëshmoi edhe një herë se është favoritja për ta fituar titullin e US Open, duke fituar në çerekfinale kundër kinezes Wang Qiang vetëm brenda 44 minutave lojë.

Amerikania 37-vjeçari kaloi në epërsi plot pesë herë dhe fitoi me lehtësi në dy sete, 6-1 dhe 6-0, kundër kinezes Qiang në stadiumin “Arthur Ashe”, transmeton Gazeta Express.

Williams është duke tentuar ta barazojë rekordin duke e fituar titullin e 24-të të Grand Slams në karrierën e vet.

Në rrugëtimin drejt këtij titulli, ajo tani do të përballet në gjysmëfinale me ukrainasen Elina Svitolina, e cila e mposhti britaniken Johanna Konta.

“Kur unë luaj kundër dikujt që është në formë të mirë, unë ose duhet ta ngre nivelin tim ose duhet të shkoj në shtëpi. Nuk jam e gatshme të shkoj në shtëpi”, tha Williams, e cila e fitoi të 100-tën ndeshje në US Open.

Gjashtë-herë kampionia e US Open, Williams, nuk e ka fituar asnjë titull të Grand Slams që kur u kthye në tenis pasi e lindi vajzën e saj, Olympias, në shtator të vitit 2017. /Gazeta Express/

the authorBurbuqe Metolli