Aktuale

USAID nderon me mirënjohje Gjilanin me rastin e përfundimit të programit AKT

Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim (USAID) ka nderuar të enjten me mirënjohje Komunën e Gjilanit me rastin e përfundimit të suksesshëm të programit Avancojmë Kosovën së Bashku (AKT).

Mirënjohjen e ka pranuar kryetari Lutfi Haziri nga ana e drejtorit të misionit të USAID, James Hoppe.

Kryetari Haziri ka falënderuar USAID-in për mirënjohjen dhe mbështetjen e madhe që i ka ofruar Gjilanit në shumë projekte të mëdha, duke ua bërë jetën më të mirë qytetarëve.

“Qytetarët e Gjilanit janë falënderues përjetë për këtë mbështetje të jashtëzakonshme dhe të vazhdueshme të qeverisë amerikane”, tha ai, njofton Zyra për Informim pranë kryetarit të Gjilanit.