Shëndetësi

Ushqimet që duhet të konsumoni nëse doni të jetoni gjatë

Dëshironi të arrini moshën 100 vjeçare? Atëherë kjo është më e lehtë se që duket, pasi që disa studime të fundit kanë treguar se ushqimi luan rol të rëndësishëm në jetëgjatësinë e njeriut.

Më poshtë po ju sjellim disa ushqime, të cilat duhet t’i konsumoni nëse doni të jetoni gjatë:

Brokoli – Përmban përbërës që e përmirësojnë imunitetit, prandaj është i mirë për t’i mbajtur larg sëmundjet e ndryshme, përfshirë edhe kancerin.

Salmoni – Është i pasur me omega-3 dhe përfshirja e salmonit në dietë e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Çokollata e zezë – Një studim i vitit 1999 të Harvardit ka zbuluar se meshkujt që hanë çokollatë rreth tri herë në ditë jetojnë më gjatë sesa ata që nuk hanë.

Arrat – Të pasura me proteina, fibra, vitamina dhe minerale, arrat mund të jenë ushqimi më i shëndetshëm që mund ta hani.