Rajon & Botë

Ushtria ruse asaj amerikane: Vrisni terroristët në Mosul, jemi duke ju mbikëqyrur

Ushtria e Rusisë shpreson se koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja nuk do t’i lejojë terroristët ISIS-it që të largohen nga Mosuli dhe të shkojnë në Siri.

Gjenerali i ushtrisë ruse, Valery Gerasimov, ka thënë se operacioni i koalicionit është ende duke u monitoruar, transmeton Express.

Ai shtoi se ushtria ruse është veçanërisht e shqetësuar mbi ekzistencën e një skenari, ku militantët nga Shteti Islamik, që aktualisht mbajnë nën kontroll qytetin irakian, do të përpiqen të shpëtojnë duke ikur nga Mosuli apo do t’u jepet sipas tij siguri për kalimin jashtë apo drejt Sirisë.

“Ne shpresojmë që partnerët tanë nga koalicioni ndërkombëtar të kuptojnë se cilat do të jenë pasojat e të lejuarit të bandave të lëvizin lirisht rreth Lindjes së Mesme. Terroristët duhet të vriten sy më sy, jo të vihen në ndjekje nga njëri vend në tjetrin”, tha Gerasimov, duke ngritur kështu akuzat mbi Perëndimin se po ndihmon Shtetin Islamik./Express/