Rajon & Botë

Ushtria siriane deklaron fitoren ndaj Shtetit Islamik

Ushtria siriane deklaroi të enjten fitoren ndaj Shtetin Islamik, duke thënë se marrja e qytetit të fundit i cili ishte nën kontrollon e xhihadistëve, shënon kolapsin e projektit të tyre në rajon.

Ushtria dhe aleatët e saj ende po luftojnë kundër Shtetit Islamik në zonat afër Albu Kamalit, qyteti i fundit që grupi militant e kishte mbajtur në Siri, pranë kufirit me Irakun, tha ushtria.

Por rimarrja e qytetit i jep fund epokës së Shtetit Islamik dhe sundimit territorial mbi të ashtuquajturin kalifat i shpallur në vitin 2014 në Irak dhe Siri , përudhë kjo gjatë të cilës miliona njerëz vuajtën nën kufizimet e saj të ashpra dhe shtypëse, transmeton KosovaPress.

“Në Albu Kamal, xhihadistët kishin luftuar ashpër,”, tha një komandant në aleancën ushtarake pro-siriane.