Rajon & Botë

Ushtria siriane me ndihmën e Rusisë merr disa fusha të naftës

Ushtria e Sirisë, me ndihmën e forcave ajrore ruse, ka marrë disa fusha të naftës në provincën Raka, në lindje të vendit, të cilat mbaheshin nën kontrollin e Shtetit Islam, transmeton Reuters.

Televizioni shtetëror “Ikbaria” raporton se ushtria siriane ka marrë kontrollin mbi fushat e naftës Vahab, Al Fahd, Dbajsan, Al Ksir, Abu al Katat dhe Abu Katash, si dhe mbi disa fshatra në rajonin e shkretëtirës në jugperëndim të provincës Raka./KosovaPress/