Rajon & Botë

Ushtria siriane – rebelëve në lindje të Aleppos: O largohuni o vdisni

Ushtria siriane thotë se është duke ua ofruar mundësinë luftëtarëve rebelë në lindjen e rrethuar të Aleppos që të largohen të gjallë nga qyteti.

Zëdhënësi i ushtrisë siriane, gjeneral Samir Suleiman, ka thënë se ata që zgjedhin që të qëndrojnë në Aleppo do të përballen me vdekje të pashmangshme, transmeton Express.

“Do të vazhdojmë të luftojnë derisa ta rikthejmë stabilitetin dhe sigurinë në të gjitha lagjet e Aleppos,” ka thënë ai për AP.

Sipas tij, ushtria siriane ka rimarrë kontrollin në 50% të lagjeve në lindje të Aleppos./Express/