Rajon & Botë

Ushtria siriane shpall armëpushim 72-orësh në Siri

Ushtria siriane ka shpallur “regjimin e qetësisë”, apo armëpushim 72-orësh, nëpër terë Sirinë, sot në ora pas mesnate.

Reuters njofton se një komandë e lartë ushtarake ka thënë në një komunikatë për media se “regjimi i qetësisë do të zbatohet nëpër terë territorin e Republikës Arabe të Sirisë për një periudhë 72-orëshe nga ora një më 6 korrik deri në ora 24:00 më 8 korrik 2016,” përcjell Gazeta Express.

Qeveria siriane e përdorë termin “regjimi i qetësisë” për të treguar për një armëpushim të përkohshëm.