Vajza me Iphone në pikturën e vitit 1860

Në shikim të parë, duket një anakronizëm i çuditshëm, një grua në fustanin e shekullit të 19-të që ecën me kokë poshtë, me sy të ngjitur në një telefon të mençur.

Skena e çuditshme është spikatur në një pikturë të viteve 1850 e Waldmuller që gjendet në muzeun Neue Pinakothek në Mynih, transmeton portali arbresh.info

Ndërsa shpjegimi i vërtetë pas pikturës mund të jetë shumë më i përshtatshëm për kohën, pjesa shekullore ka ngjashmëri të jashtëzakonshme me një skenë që sot është bërë e njohur, ‘kalimtarët e hutuar’ duke ecur me telefona në dorë.

Vepra e artit, e titulluar The Expected One, u pikturua nga artisti austriak Ferdinand Georg Waldmuller rreth viteve 1850-60./arbresh.info/