Rajon & Botë

Vala e të nxehtit shkakton bilanc lufte në Holandë

“Pothuajse 400 njerëz më shumë vdiqën në Holandë gjatë valës së të nxehtit rekord të Evropës”, tha të premten Agjencia Kombëtare e Statistikave holandeze CBS.

“Në total, 2964 njerëz vdiqën në Holandë gjatë javës që filloi më 22 korrik, -tha CBS, -e cila ishte rreth 15% më shumë sesa gjatë një jave mesatare gjatë verës”. Regjistrimet e temperaturave shënuan 40 gradë celsius në Holandë me 25 korrik. “Numri i të vdekurve në Holandë gjatë asaj jave ishte i krahasueshëm me normën e gjatë dy valëve të të nxehtit në 2006, të cilat ishin ndër më të gjatat në vend”, thanë studiuesit, transmeton “Tch”. Rreth 300 nga viktimat shtesë ishin midis njerëzve të moshës 80 vjeç dhe më të vjetër. Shumica e vdekjeve kanë ndodhur në lindje të Holandës, ku temperaturat ishin më të larta dhe vala e të nxehtit zgjati më gjatë se në pjesët e tjera të vendit.

Holanda ka një popullsi totale prej rreth 17 milionë. Vala e nxehtit ishte e dyta që goditi Evropën brenda një muaji dhe specialistët e klimës paralajmërojnë se shpërthime të tilla nxehtësie mund të bëhen më të zakonshme pasi planeti nxehet për shkak të emetimeve të gazrave serë.