Sport

Valverde zbulon arsyen se pse Messi nuk u paraqitë ndaj Interit

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde thotë se ai nuk guxoi të rrezikonte me Lionel Messin ndaj Interit, pavarsisht se ai u rikthye në stërvitje para ndeshjes.

Sulmuesi argjentinas pësoi frakturë gjatë ndeshjes së La Ligas me Sevillan në mes të muajit tetor.

Ai pritej të mungonte rreth tri javë, megjithatë ai u rikthye në stërvitje para kohës.

Edhe pse u ftua nga Valverde për ndeshjen e djeshme, Messi nuk u inkuadrua për asnjë minut mbrëmë, transmeton IndeksOnline.

”Ne nuk mund ta rrezikonim Messin. Stërvitja nuk është e njejtë me ndeshjen”.

”Ne kemi folur me të rreth kësaj dhe ai e kuptoi këtë”, u shpreh Valverde.

Në lidhje me ndeshjen, Valverde tha: ”Duhet ta sigurojmë vendin e parë në dy ndeshjet e ardhshme”.

”Ky është objektivi ynë, por ne shkojmë tani në shtëpi të lumtur”./IndeksOnline/