Sport

Van Dijk: Do të jetë shumë e vështirë mbrojtja ndaj Messit

Virgil van Dijk pranon ankthin që ka ai dhe Liverpool për kërcënimin e lojtarit më të mirë në botë, Lionel Messi, kur të përballen me Barcelonën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Qendërmbrojtësi holandez do të jetë ndër ata, që do të përpiqet ta “fusë në kafaz” argjentinasin e rrallë, por e pranon se kjo përbën një sfidë serioze për të.

I pyetur nga “Viasport” se si ka në plan ta ndalë Messin, ndërkombëtari holandez ka thënë se do të jetë një përplasje e shkëlqyer:

“Nuk e di, do të shohim. Do të jetë një përplasje e shkëlqyer për të gjithë ne. Natyrisht, jemi shumë të lumtur që jemi në gjysmëfinale dhe kjo është e vetmja gjë që mund të them për momentin”, tha Van Dijk.

Mbrojtësi holandez me tutje shtoi se gjithmonë luajnë të gjithë kundër të gjithëve, dhe kështo do të jetë edhe ndaj Messit.

“Ne duhet të luajmë si skuadër, që të kemi sukses. Futbolli nuk është kurrë lojë një kundër një, nuk është vetëm unë kundër një sulmuesi të veçantë. Gjithmonë, luajmë të gjithë kundër të gjithëve dhe mendoj se kjo është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur mirë. Do të jetë shumë e vështirë ndaj Messit. Edhe unë mendoj se është lojtari më i mirë në botë, por do të shohim”, theksoi holandezi. /FaktePlus