Sport

Van Dijk ka një lajm të keq për Liverpoolin

Virgil van Dijk ka reaguar pas spekulimeve të fundit.

Virgil van Dijk ka mohuar raportimet për vazhdimin e kontratës në Liverpool, sipas “Sky Sports”.

Mbrojtësi holandez ka mohuar sugjerimet e paraqitura më herët gjatë këtij muaji duke sugjeruar se është në kërkim të një rroge më të madhe për vazhdimin e kontratës në Anfield, transmeton lajmi.net.

Van Dijk ka arritur sukses të jashtëzakonshëm pas transferimit në Liverpool në janar të vitit të kaluar.

Ai ka ndihmuar skuadrën e tij ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe është konkurrent për të fituar Topin e Artë. /Lajmi.net/