Sport

Varane nënshkruan kontratë të re me Real Madrid

Real Madridi ka konfirmuar se Raphael Varane ka nënshkruar kontratë të re me ekipin nga ‘Santiago Bernabeu’.

Mbrojtësi francez ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me ‘Los Blancos’, e cila e mban në Madrid, deri në vitin 2022, raporton KosovaPress.

24 vjeçari është pjesë e ekipit spanjoll që nga viti 2011, ku ka regjistruar 196 paraqitje, duke shënuar 10 gola dhe 4 asistime. /KosovaPress/