Sport

Vardy: Bëra mirë që nuk shkova tek Arsenali

Sulmuesi anglez ka zgjedhur të qëndrojë me Leicester Cityn.

Jammie Vardy ka qenë afër transferimit tek Arsenali një vit më parë, por një gjë e tillë nuk u realizua.

Ai sot tregon se nuk është pishman pse ka zgjedhur të qëndrojë te Leicester, ku përmend edhe formën e dobët të ‘Topçinjve’, transmeton KosovaPress.

“Asnjëherë nuk pendohem për vendimet që i marr në jetë”, ka thënë Vardy.

“Ndonjëherë jam telepatik dhe i ndjej gjërat që mund të ndodhin dhe shikoni rënien e Arsenalit tani”.

“Ata ishin kualifikuar për 20 vite rresht në Ligën e Kampionëve, kurse sezonin e shkuar dështuan ta bënin përsëri. Kjo gjë më bëri të mendoja”, ka përfunduar Vardy.

Kujtojmë se Vardy ka qenë një prej lojtarëve kryesor të Leicester Cityt në triumfin historik në vitin 2016, ku ‘Dhelprat’ u shpallën kampionë të Anglisë.