Aktuale

Vasili: Rama është kryeparazit, Europa e ndëshkoi në Trieste

Petrit Vasili i është përgjigjur kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili në një takim ditën e hënë i cilësonte armiqtë e tij politikë si parazitë.

“Rama, ky kryeministër kryeparazit, e mori notën në Trieste dhe u vlerësua me notën zero, pasi nuk mori dot asnjë projekt. Për shkak të kryeministrit kryeparazit Shqipëria dhe shqiptarët nuk përfituan asgjë në Trieste”, ka deklaruar Vasili, shkruan Top Channel.

Sipas tij, “kryeministri Rama bën tallava me dëgjesa nëpër sokaket pa ujë e pa drita të Shqipërisë për të larguar vëmendjen nga nota zero që mori në Trieste”.

“Ky vetë flet e vetë degjon, ky vetë bën humor të shpëlarë dhe vetë qesh, por notën nuk e ndryshon dot, notën e ka zero, rrumbullak si timoni që ka marrë. Kush merr zero duhet të ikë, duhet të spastrohet, thotë ky kryeparaziti kryeministër për të tjerët, por le ta fillojë nga vetja meqë ky zeron e ka të vulosur dhe të çertifikuar se ia vuri gjithë Europa në Trieste, po presim”, ka thënë Vasili.