Rajon & Botë

Vazhdon hetimi për vdekjen e gazetares në nëndetësen artizanale

Policia e Kopenhagës njoftoi sot se do të procedojë me një shqyrtim të ri të nëndetëses të ideuar nga Peter Madsen, në bordin e të cilës u zhduk gazetarja suedeze Kim Wall.

Madsen, 46 vjeç, pranon se Kim Wall, 30 vjeç, që kishte hipur në nëndetësen artizanale “Nautilus” për një reportazh, vdiq aksidentalisht dhe se e hodhi trupin në det, jo shumë larg kryeqytetit danez.

Trupi i suedezes së re me kokën e prerë u gjet më 21 gusht. Policia vazhdon të jetë në kërkim të pjesës tjetër të trupit.

Sipas policisë së Kopenhagenit “Peter Madsen mohon vrasjen dhe dëmtimin e kufomës”.

Gjatë kërkimeve të para në nëndetëse, më 13 gusht, policia daneze kishte gjetur pjesë të gjakut që i përkiste Kim Wall.

Në një komunikatë, autoritetet njoftuan se “do të hetojnë sërish ‘Nautilus’ me një skaner për të gjetur të dhëna, armë dhe ndoshta pjesë të fshehura të trupit”.