Aktuale

Vazhdon lufta e brendshme në PD, thirret kuvend i jashtëzakonshëm

Këshillli Drejtues i PD-së nga mbledhja e e 3 shtatorit 2016, bazuar në statutin e saj doli me vendimin për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm zgjedhor. Ndërkohë njv grup tjetër nga ky subjekt ka shprehur se ka tentativa për rrëzimin e Ferit Aganit nga posti i drejtuesit së PD-së.

 

Sipas një komunikate për media bëhet e ditur se “Ky qendrim i K.Drejtues (03.09.2016) u rikonfirmua edhe në mbledhjen e 21 shtatori 2016, ku pjesmarrës ishin 17 degë, nga 24 sa janë gjithësej, të cilat po kërkojnë ndryshime në udhëheqjen e partisë, ku të pranishëm ishin edhe nënkryetarët Jeton Svirca dhe deputetja Labinotë Demi-Murtezi si dhe Sekretari i Përgjithshëm Fidan Mustafa, e në të cilin u vendos që të bëhen përgatitjet e duhura për mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Partisë.

Në këtë takim në mënyrë unanime u bë thirrje që të respektohet vendimi i K. Drrejtues për Kuvendin e Jashtëzakonshëm zgjedhor si dhe u mor vendim që ky Kuvend të mbahet me 28 shtatorë 2016.
Të gjitha degët u dakorduan që të angazhohen në mënyrë që ky proces të jetë në plotëni konform statutit të partisë dhe vendimeve që Këshillli Drejtues i ka marrë më datë 3 shtator 2016.”

Ndërkohë para disa ditësh në një kumtesë për media njoftohej “Partia e Drejtësisë njofton opinionin publik se grupi i izoluar i zyrtarëve partiak që muajt e fundit fshihej kinse prapa pakënaqësive rreth qëndrimit të partisë për demarkacionin dje shpërfaqi veten me synimin e vërtetë të cilin e ka pas që nga fillimi, që nëpërmjet gënjeshtrave dhe manipulimeve të anëtarësisë të arrijë largimin e themeluesit dhe Kryetarit të PD-së nga posti legjitim i udhëheqësit të partisë dhe me këtë të realizojë ndryshimin e kursit të partisë nga demokracia bashkëkohore konservatore europiane kah orientimet politike që janë në kundërshtim me traditën e shtet-ndërtimit dhe kulturën kombëtare e fetare të popullit Shqiptar, gjë që është e papranueshme dhe si e tillë nuk do gjejë vend në PD në asnjë rrethanë dhe në asnjë periudhë kohore.