Aktuale

Vazhdon projekti i ndriçimit të kryeqytetit

Drejtoria e Shërbimeve Publike në qytetin e Prishtinës është duke bërë vendosjen e ndriçimit në kryeqytet në kuadër të zgjerimit të ndriçimit publik 2017. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike Gent Begolli ka thënë se projekti do të vazhdojë.

Në foto mund të shihni se si duke lagja tashmë e ndriçuar e Dardanisë.

Gent Begolli Drejtor i kësaj drejtorie ka thënë ditë më parë se është duke u bërë një punë e mirë dhe se ritmi i këtyre punimeve dhe mbulimit të rrugëve me këtë ndriçim është duke vazhduar pozitivisht.

“Eshtë duke u bërë një punë e mirë, ku kemi realizuar mbi 65 rrugë në muajt e fundit, rruga e “Gardenit” dhe “Muharrem Fejza”. Jemi angazhuar edhe me qendra të mjekësisë familjare si dhe realizimin e këtij projekti edhe në parkingje”., kishte thënë Beogolli.

the authorE B