Aktuale

Vazhdon seanca e radhës për “Grupin e Kumanovës”

Në Kompleksin gjyqësor në Shkup sot vazhdon seanca e radhës gjyqësore për “Grupin e Kumanovës”.

Në këtë lëndë do të gjykohen 37 të akuzuar për veprën penale “terrorizëm” dhe për “mbështetje logjistike”, në ndodhitë e 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.

Pas përfundimit të dëshmive nga dëshmitarët e mbrojtur sot seanca do të jetë me dyer të hapura, ku pritet të prezantohen dëshmitë materiale nga ana e Prokurorisë.

Avokatja Artene Ademi tha se gjatë transportimit nga burgu për një gjykatë, pjesëtarët e njësive speciale kanë maltretuar për një orë të akuzuarit Enver hoxha Klain.

Ajo kërkoi nga përfaqësitë ndërkombëtare që të ndihmojnë në parandalimin e dhunës.

Për shkak të maltretimeve në seancat e kaluara gjyqësore, të akuzuarit disa herë kanë kërkuar ndërhyrjen e ndihmës.