ShowBiz

Vdekja e Adelës…Mikja e saj në gjendje të rëndë, ja çfarë po ndodh

Ndarja nga jeta e gazetares Adela Xhamani ishte një tronditje për mbarë opinionin publik.

Dhimbja për humbjen e saj është e thellë për miqtë e zemrës që ndanë ditët me të.

Një prej tyre është balerina e njohur Isida Mollaymeri, e cila që prej lajmit të kobshëm është në një gjendje të rënduar emocionale. Dhimbjen e saj e ka bërë publike në rrjetet socilae duke postuar momente lumturie që kanë ndarë me njëra tjetrën. . Postimi i saj i fundit është drithërues. Isida e ka të vështirë të të jetojë pa kujtimin e saj.

‘Adel do doja shume te tregoja dicka tani,kam dicka ne shpirt qe me duhet te ta them patjeter…Ne fakt po ta tregoj me ate timen se po shoh nje yll qe shkelqen me shume se te tjeret… e ti je ai ylli e sigurt se te telenovela qe ti beje shaka se une e shoh perdite prej Flamures gjasme ,Kushi thot qe njerzit qe vdesin kthehen ne nje yll qe na ndricojne nga lart…Ti e di une gjithmone I tregoj gjerat se me duket sikur lirohem ,dhe do vazhdoj ta bej,e ti si gjithmone do me degjosh e di … Kam ardhur shume here kam qare tek ti por kurre se kisha menduar qe do te te qaja ty … Duhet ti them dhe faleminderit nga zemra te gjithe njerzve qe me kan shkruar per ty,po nuk kam pasur fuqi ta bej ,a e di sa bukur me kan shkruar,a e di sa shume jane???Me duhet dhe te mbaj premtimet qe i them mamit e miqve tane se nuk do qajme me … Te gjith me thone se seshte mire per ty te postoj video – foto se sje e qet , e as per mua seshte mire … E besoj kte gje plotesisht po as vet se di pse veproj ndryshe.U premtoj te gjithve se nuk do postoj me por prap shoh cdo foto tonen e cdo video qe kemi bere… Me duket sikur kshu te kam me afer,me duket sikur kshu e largoj te verteten… Me fal se ndoshta po tregohem egoiste qe po bej ate qe me ben te ndihem me mire ne vend qe te bej ate qe duhet e qe na e thone njerzit qe na duan …E di qe ti do qe ne te perballemi me te verteten sepse ti e beje gjithmone kte…Te gjith flasim me njeri – tjetrin dhe e genjejme se sdo qajme me se do behemi mire e se do behemi te forte per ty,po secili nga ne eshte strukur ne guacken e tije dhe me ate menyren e vet mundohet te sillet sikur eshte mire… po une e di qe prap forcen per tu ngritur e per te mbajtur prentimet do na e japesh prap ti… te dua my A…’ –shkruan mikja e saj, balerina Isida.

Gazetarja u nda nga jeta mëngjesin e së djelës në banesën e saj. Trupi i Adelës u ërcoll për në banesën e fundit në qytetin e Kavajës, ku ishin të pranishëm shumë emra të njohur të ekranit. Kanë kaluar 6 ditë nga humbja e saj dhe pritetn rezultatet e autopsisë për të zbuluar shakun e vërtetë të narjes nga jeta të Adelës.

/Gazeta Express/