Aktuale

Vdekje e dyshimtë në Suharekë

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Duhël të Suharekës është raportuar për një vdekje të dyshimtë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrethana të panjohura ende për policinë, është plagosur me armë zjarri viktima mashkull. Pas rastit viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit ku edhe ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një pistoletë, ndërkaq që me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion./Lajmi.net/