Arsim & Kulturë

Vdes në moshën 99 vjeçare aktorja Zsa Zsa Gabor

Aktorja legjendare e Hollywood-it Zsa Zsa Gabor ka ndërruar jetë në moshën 99 vjeçare.

Ish miss Hungaria, ka marrë pjesë në shumë role, megjithatë performanca e saj më e mirë ishte në rolin e vetvetes, shkruan mirror.

E lindur në Hungari, ajo emigroi në Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe bëri debutimin e saj të Hollywood-it në vitin 1952.

Ndër rolet e saj më të mira përmenden ato në filmat, si “Moulin Rouge” (1952), “Lili” (1953), “Touch of Evil” (1958) dhe “Queen of Outer Space” (1958).

Lajmin për vdekjen e saj e kam konfirmuar bashkëshorti I saj, transmeton KosovaPress.