Rajon & Botë

Vdes një vozitës në Francë, u aksidentua në rrugën e bllokuar nga protestuesit

Autoritetet lokale franceze kanë thënë se një vozitës ka vdekur në pjesën jugore të Francës, pasi vetura e tij u aksidentua me një kamion në një rrethrrotullim që ishte bllokuar nga protestuesit me jelekë të verdhë, të cilët i kanë nisur protestat para disa javësh.

Vozitësi i veturës ishte vetëm 36-vjeçar dhe vdiq në aksidentin që ndodhi afër qytetit Perpignan, sipas burimeve të policisë. Ky rast e ka ngritur në dhjetë numrin e vdekjeve që lidhen me protestat anti-qeveritare prej nisjes së tyre para disa javësh.

Protestat po vazhdojnë edhe këtë të shtunë, ndërsa protestuesit po e vazhdojnë traditën e bllokimit të rrethrrotullimeve. Presioni i tyre e ka detyruar presidentin francez që të kursehet nga politikat jopopuliste dhe të ndërmarrë masa për ta zbutur zemërimin e protestuesve, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

the authorBurbuqe Metolli