Aktuale

Vdes personi që ishte lënduar nga zjarri para dhjetë ditësh

Policia raporton se personi që ishte lënduar nga zjarri ka vdekur dje në QKU.

Ngjarja ka ndodhur më 28 dhjetor të vitit që shkoi në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në  Gjakovë, ku sipas Policisë i lënduari ishte dërguar në QKU për trajtim të mëtejmë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./KP