Aktuale

Vdes shqiptari që tentoi të vetëvritet para një jave në burgun e Lozanës

Një shtetas i Kosovës ka vdekur në Spitalin Universitar të Lozanës (CHUV). Vdekja ka ndodhur pas një përpjekjeje për vetëvrasje që kishte bërë ai një javë më parë në burgun Mermet të Lozanës.

Kosovari 36 vjeçar ishte gjetur i varur me një litar në një dush të burgut dhe menjëherë, nga inspektorët e burgut dhe personeli mjekësor janë ndërmarrë masat për shpëtimin e tij.

Ata i kishin bërë masazhin e zemrës dhe pastaj në gjendje kritike siç ishte e kishin transportuar në Spitalin Universitar të Lozanës (CHUV), shkruan polizeinews.ch.

Kjo kishte ndodhur ditën e martë, më 8 tetor. Në këtë spital, kosovari ka ndërruar jetë në mëngjesin e hershëm të martës, më 15 tetor. /FaktePlus