ShowBiz

Vdes superylli i Bollywood-it

Superylli i Bollywood-it, Sridevi Kapoor, ka vdekur nga sulmi në zemër në moshën 54 vjeçare, shkruan BBC, njofton Klan Kosova.

Aktorja e njohur si Sridevi, ka qenë në Dubai me familjen e saj në dasmën e nipit.

Ajo ka pasur një karrierë prej pesë dekadash dhe ka luajtur në më se 150 filma, përfshirë këtu edhe klasikët si “Mr India, Chandni, ChaalBaaz dhe Sadma.

Ajo është konsideruar si një nga të paktat aktore që ka arkëtuar shuma të mëdha parash në filmat e saj, pa pasur nevojë ehde për një aktor të famshëm mashkull në film.

Karriera e saj kishte filluar qysh në moshën katër vjeçare, me filmat si Tamil, Telegu, Malayalm, Kannada dhe Hindi.