Rajon & Botë

Vdesin 16 ushtarë amerikan pas rrëzimit të avionit ushtarak

Të paktën 16 vetë kanë vdekur pasi një aeroplan ushtarak amerikan u rrëzua në shtetin jugor të Misisipit të hënën rreth orës 16:00 sipas kohës lokale (21:00 GMT), raporton BBC transmeton Indeksonline.

Përplasja ndodhi në LeFlore County, rreth 100 kilometra (160 km) në veri të Jackson, kryeqytetit të shtetit.

Të 16 viktimat ishin në aeroplanin e Korpusit të Marinës dhe nuk kishte asnjë të mbijetuar, tha drejtori i menaxhimit të emergjencave të Leflore, Fred Randle

the authorE B